Berisha zgjidhet në formacionin e “La Gazzetta Dello Sport”

Sërish Etrit Berisha, sërish në një formë të shkëqyer në Itali , ndryshe nga dy performancat e fundit me Kombëtaren shqiptare.

Ai u thye nga një penallti, por Berisha ka marrë përsëri vlerësime maksimale në ndeshjen e kësaj jave në Serinë A, ku Atalanta e tij mposhti me shifrat 2-1 Romën, duke realizuar një përmbysje të çmendur.

Nëse pritja e portierit shqiptar ndaj Salah u vlerësua ndër 5 më të mirat e kësaj jave, e përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport” shkon edhe më larg duke përzgjedhur pikërisht 27 vjeçarin nga Prishtina si portierin e formacionitME TE MIRE të javës së 11 të Serisë A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një tjeter arritje e Berishes, e cila nxjerr në pah edhe një herë cilësitë e Berishës, i cili më në fund ka gjetur te Atalanta klubin i cili kishte besim të plotë te ai dhe mendohet se do ta mbajë gjatë në Bergamo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bisedimet mes Atalantës dhe Lacios vazhdojnë dhe në janar pritet që të formalizohet transferimi i tij përfundimtar nën urdhrat e Gasperinit ku askush nuk do të rrezikojë fanellën e tij të titullarit.
Shkolla shqiptare e portes po tregon me te miren e saj, sepse pervec Berishes atje po prezantohet shume mire edhe talenti Tomas Strakosha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?