Besart Berisha shkruan historinë golashënuesi më i mirë në Australi

Sulmuesi, Besart Berisha, do të jetë një nga emrat e futbollistëve që kanë luajtur në kampionatin Australian, që nuk do të harrohet lehtë.

Berisha e ka nisur me gol vitin 2017, gol ky që e çon kosovarin në librin e rekordeve.

91 golat e shënuar gjatë karrierës së tij në kampionatin Australian, e kanë shëndërruar Berishën, në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave, duke lënë prapa legjendën Arçi Tompson me 90 gola.

Në sfidën e luajtur këtë të hënë, bomber me orgjinë shqiptare shënoi golin e parë të sfidës me anë të një 11 metërshi në fitoren 4-2 në shtëpi të Melburn Viktorit ndaj Njukasëll Xhetsit.

SHKARKO APP