Besëlidhja ngjitet zyrtarisht në Kategorinë e Parë

Besëlidhja ka vulosur matematikisht rikthimin në Kategoria e Parë, një javë para përfundimit të kampionatit në Grupin A të Kategoria e Dytë. Skuadra lezhjane arriti një fitore të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Shiroka, duke mos lënë më asnjë dyshim për objektivin sezonal.

Protagonistë ishin Hila, Akansase dhe Fusha, të cilët realizuan golat që siguruan triumfin vendimtar. Kur mbetet edhe një javë nga fundi, Besëlidhja kryeson renditjen me 51 pikë, gjashtë më shumë se Sopoti i vendit të dytë, diferencë që garanton matematikisht ngjitjen.

Pas një sezoni të ndërtuar me ambicie dhe një merkatoje të fuqishme, Besëlidhja konfirmon rikthimin në një kategori më të lartë, ndërsa pritet të jetë një nga skuadrat pretendente edhe në sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?