Besiktasi nuk i ndahet shqiptarëve, dëshira e radhës është Ardjan Ismajli

Ardian Ismajli edhe pse ishte i grumbulluar me Kombëtaren tonë në Europian, nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Sylvinho. Gjithsesi performancat e tij te skuadra e Empolit kanë qenë mjaft të mira në dy sezonet e fundit.

Së fundmi për të ka interesim nga skuadra e Besiktas që kërkon të shtojë numrin e shqiptarëve në skuadër pas Muçit dhe Rashicës. Ismajli ishte një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Giovanni Van Bronckhorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri.

Skuadra turke tashmë duhet të arrijë akordin me klubin e Empolit për të shtuar “koloninë” e shqiptarëve në Kampionatin turk.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?