Besiktasi po “shqiptarizohet”, në verë bën gati 10 milionë euro për Gjimshitin

Besiktasi pritet të jetë shumë aktive në merkaton e verës, për të ndërtuar një skuadër kompetitive dhe në kompeticionet europiane. Prioritet do të jetë përforcimi i repartit të mbrojtjes, atje ku problemet nuk kanë munguar në ndeshjet e fundit.

Synimi kryesor i gjigantëve turk është mbrojtësi i Kombëtares sonë dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti. Futbollisti kuqezi ka një vlerë prej 10 milionë eurosh në merkato dhe ka shënuar një gol në 34 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit italian.

Ai është pjesë e Atalantës që nga viti 2016 dhe ka një eksperiencë të madhe, ndaj dhe nuk do të jetë një mision i thjeshtë për ta rrëmbyer, pasi dhe klube të tjera kanë shfaqur interesim për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te Besiktasi Gjimshiti do të bashkohej me Muçin dhe Rashicën, teksa bardhezinjtë po “shqiptarizohen” gjithnjë e më shumë. Në ditët e fundit ka pasur një interesim edhe për Sokol Cikalleshin. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

VLERA TREGU 10 MILION EURO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?