Besiktasi vendos për të ardhmen e Muçit, ja kushti që kanë vendosur

Besiktasi ka marrë një vendim të rëndësishëm sa i përket të ardhmes së Muçit në Stamboll. Sipas medieve turke 23-vjeçari është në shitje.

Për momentin klubi turk nuk kërkon që të ekspozohet shumë sa i përket kësaj teme pasi për lojtarin 12 muaj më parë ka shpenzuar plot 10 milionë euro.

Disa klube kanë bërë një hap përpara sa i përket interesit të shfaqur për Muçin, por oferta e tyre financiare nuk ka qenë e mjaftueshme për Besiktasin për të lënë të lirë talentin kuqezi.

Muçi po kalon një moment pozitiv në Turqi pasi në takimin e fundit arriti të shënonte golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1-1 me ekipin e Rizespor.

 

SHKARKO APP