Beteja e Old Trafford: Lojtarët dhe stafi i Manchester United dhe Manchester City u përfshinë në grindje

Detaje të reja nga beteja e së shtunës në Old Trafford janë bërë të ditura ku Jose Mourinho ka shpërthyer kundrejt lojtarëve të City-t mbasi goditet nga një shishe uji. Problemi filloi kur United u acarua nga festimet e Cityt, dhe lojtarët e dy ekipeve shkëmbyen fyerje në portugalisht dhe spanjisht përgjatë korridorit që ndan dy dhomat e zhveshjes. Lojtarët drejtohen nëpër dhomat përkatëse të zhveshjes, lojtarët e Cityt festojnë, aty fillon e gjitha:

  1. I irrituar kur dëgjon lojarët e City duke u tallur gjatë festimeve, Mourinho drejtohet për tek dhoma e zveshjes e City-t, futet me forcë dhe i sulmon verbalisht , duke thënë: ‘Ju nuk keni rrespekt.’
  2. Më pas Mourinho është dëgjuar duke sharë portierin e City-t Ederson, i cili i afrohet bosit te United dhe të dy përplasen, duke u sharë sa në portugalisht e sa në anglisht.
  3. Mourinho laget me uje dhe goditet nga një shishe plastike. Ngjarja i komunikohet dhomës së zhveshjes së United nga një pjestar i stafit i cili u thotë: ‘Mourinho është goditur nga një shishe’.
  4. Të drejtuar nga mbrojtësi Marcos Rojo, lojtarët e United dalin jashtë dhomës së zhveshjes. Kapiteni Antonio Valencia është i tërbuar nga talljet e City-t.
  5. Një grup tjetër i përbërë nga 4 lojtarë të United- Ander Herrera, Marcus Rashford, Axel Tuanzebe dhe Luke Shaw–ndjekin Rojon dhe Valencian dhe i drejtohen dhomës së zhveshjes së City-t.
  6. Lojtarët e City me në krye Vincent Kompany dalin dhe përballen me ta. Hidhen grushta dhe goditet Fernandinho. Një shishe tjetër hidhet dhe godet ndihmës trajnerin e City-t Mikel Arteta në kokë.
  7. Lojtarë dhe pjestarë të tjerë të stafit i bashkohen zënkës. Gati 30 vetëpërfshihen në këtë grindje.
  8. Michael Carrick së bashku me disa të tjerë përpiqen ti qetësojnë gjakrat. Ai akuzon lojtarët e City ‘për mungesë rrespekti’ dhe nxit yjet e United të kthehen në dhomën e tyre.

Fatkeqësisht nuk ka kamera në tunelet e Old Trafford. Shoqata e Futbollit i ka kërkuar të dy klubeve të japin vërejtjet e tyre deri në orën 18:00 të marten.

http://www.dailymail.co.uk/sport/football/article-5168735/United-Citys-30-man-brawl-Inside-Old-Trafford-battle.html

SHKARKO APP