Bie entuziazmi te përfaqësuesja e Kosovës: Kundër Turqisë vlen dhe 1 pikë
Duket se dy ndeshjet e humbura të Kosovës kundër Kroacisë dhe Ukrainës kanë shuar disi entuziazmin e kombëtares më të re të pranuar në FIFA. Një fakt të tillë e kanë pranuar edhe vetë futbollistët të cilët janë të ndërgjegjshëm se rezultati real për të cilin duhet të luftojnë në ndeshjen kundër Turqisë është barazimi.
Alban Meha në lidhje me ndeshjen tha se: “Do të jetë një ndeshje e fortë, e ngjashme me ato ndaj Kroacisë dhe Ukrainës. Turqia është një ekip i mirë dhe i fortë. Duhet të përpiqemi që ta mbajmë barazimin. Shpresojmë që të ruajmë qetësinë dhe të shënojmë gol në këtë ndeshje”.
Mungesa e golave, pavarësisht rasteve të krijuara, ka dënuar rëndë Kosovën në takimet e mëparshme. Ndaj goli është objektivi që Herolind Shala i ka vënë vetes. “Unë pres një ndeshje të vështirë. Duhet ta përmirësojmë paraqitjen në krahasim me dy ndeshjet e kaluara dhe të përmirësojmë gabimet. Shpresoj të shënojmë dhe të bëjmë një lojë të shkëlqyeshme”, vijoi ish-futbollisti i përfaqësues shqiptare.
Një tjetër “ish” është edhe Mërgim Vojvoda, i grumbulluar për herë të parë me Kosovën pasi i dha lamtumirën kombëtares shqiptare U-21. “Fillimisht për mua është një nder dhe jam shumë i lumtur që do të përfaqësoj shtetin tim, Kosovën. Besoj se do të luaj dhe pres që së paku të kthehemi më një pikë”, tha ai.
/BW
KOHA JONË SONDAZH

