Bie opsioni Grealish për Napolin, ylli anglez transferohet te Evertoni
Evertoni ka arritur një marrëveshje me Manchester City-n për huazimin e Jack Grealish, duke e sjellë yllin anglez në “Hill Dickinson Stadium” për sezonin 2025/26.
29-vjeçari ishte në kërkim të një aventure të re, pasi Pep Guardiola e la jashtë listës për Kupën e Botës për Klube. Në sezonin e kaluar ai u aktivizua vetëm në shtatë ndeshje të Premier League, dhe tashmë synon të sigurojë një vend titullari për të rritur shanset e përfshirjes në kombëtaren e Anglisë për Botërorin e ardhshëm.
Grealish bëhet afrimi i gjashtë i Evertonit këtë verë dhe pritet të shtojë cilësi e kreativitet në repartin ofensiv të skuadrës së David Moyes. Klubi nga Liverpool do të mbulojë pjesën më të madhe të pagës së tij gjatë huazimit, ndërsa marrëveshja nuk përfshin opsion blerjeje.
Mesfushori ofensiv pritet të jetë gati për debutim më 18 gusht, në ndeshjen hapëse të Premier League kundër Leeds United.
KOHA JONË SONDAZH

