Bie poshtë propozimi për 22 ekipe, Ligue 1 nuk do të ndryshojë formatin

Në Ligue 1 në Francë nuk do të ketë revolucion gjatë sezonit të ardhshëm. Kampionati elitar në Francë edhe në sezonin 2020-2021 do të vazhdojë të jetë me 20 skuadra.

Për shkak të mbylljes së parakohshme të këtij sezoni për shkak të COVID-19, fillimisht u vendos që të mos binte asnjë skuadër nga kategoria dhe sezoni i ri të i Ligue 1 të ishte me 22 skuadra.

Por me një komunikatë në faqen zyrtare liga franceze e futbollit ka bërë me dije se në asamblenë e mbajtur këtë të martë është vendosur me shumicë të votave që formati aktual të mos ndryshojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë pikë nuk dihet çfarë do të ndodhë me kërkesat e Toulouse dhe Amiens që dëshironin të luanin në elitë edhe sezonin e ardhshëm. Këto dy skuadra me shumë gjasa do të rrëzohen nga kategoria për t’i bërë vend dy ekipeve që u renditën të parat në Ligue 1, Lorient dhe Lens.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?