Biletat po shiten, por UEFA nuk ka vendosur ende për stadiumin ndaj Francës

Dyndjet për të siguruar një biletë për ndeshjen ndaj Francës vijojnë, por nuk ka aspak lajme të mira nga UEFA. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit evropian ende nuk ka vendosur se ku do të zhvillohet ndeshja e 17 nëntorit, pavarësisht se drejtuesit e federatës kanë bërë me dije se do të luhet në impiantin e ri “Arena Kombëtare”.

 

UEFA nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar, i cili pritet që të vijë pad dy ditësh. Në të gjitha ndeshjet e tjera është shënuar stadiumi ku do të luhen takimet, ndërkohë që për Shqipërinë, nuk ka asnjë informacion për stadiumin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Puna në stadiumin e ri vijon me ritme të larta, por nuk dihet nëse ende do të jetë gati për këtë ndeshje dhe nëse do të plotësohen të gjitha detyrat e lëna nga UEFA. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?