“Bir b…”, tifozët e Juventusit sulmojnë portierin Di Gregorio pas gafave

Portieri i Juventus, Michele Di Gregorio, po kalon momentin më të vështirë që prej transferimit te bardhezinjtë në verën e vitit 2024. Gardiani italian vjen pas disa paraqitjeve jo bindëse në ndeshjet ndaj Como dhe Inter, ku dy gabime të tij u kushtuan skuadrës golat e avantazhit për kundërshtarët.

Megjithatë, situata ka dalë përtej aspektit sportiv. Pas humbjes me Comon, portieri u detyrua të mbyllë komentet në profilin e tij në Instagram për shkak të numrit të madh të fyerjeve të marra në rrjetet sociale. Sipas raportimeve mediatike, ai ka marrë jo vetëm ofendime personale, por edhe kërcënime të drejtuara ndaj familjarëve të tij.

Raportohet gjithashtu se sulmet ndaj portierit kishin nisur edhe para ndeshjes. Gjatë nxehjes përballë Comos, disa tifozë e kanë ofenduar rëndë, duke e etiketuar edhe si “interist”, për shkak të së kaluarës së tij në akademinë e zikaltërve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse Di Gregorio ka bërë disa gabime, situata konsiderohet e tepruar, pasi forma jo e mirë e Juventusit nuk lidhet vetëm me paraqitjet e tij. Pranë portierit është shprehur edhe trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të lihet pushim në ndeshjen e radhës kundër Galatasaray, në mënyrë që të çlirohet nga presioni dhe të rikuperojë qetësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?