“Bir k***”, ylli i Uruguait rrezikon 15 ndeshje pezullim pas kaosit nga eliminimi
Ylli i Uruguait, Jose Gimenez, mund të dënohet për 15 ndeshje pasi goditi një zyrtar të FIFA-s, pasi skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Botës. Fitorja 2-1 e Koresë së Jugut ndaj Portugalisë e dërgoi skuadrën amerikano-jugore në shtëpi, pavarësisht se ata mundën 2-0 Ganën në një ndeshje të mbushur me polemika.
Uruguai mendoi se duhej të kishte një penallti në fundin e ndeshjes pasi Edinson Cavani u rrëzua në zonë dhe pas vërshëllimës së fundit gjakrat u nxehën akoma më shumë.
Gimenez humbi plotësisht gjakftohtësinë e tij teksa u përpoq të përballej me arbitrin ndërsa ai po dilte jashtë fushës. Mes kaosit, Gimenez goditi me bërryl në pjesën e pasme të kokës një përfaqësues të FIFA-s.
27-vjeçari nuk u ndal me kaq teksa vazhdoi të nxehej, më pas u pa duke bërtitur drejt një kamera televizive në përleshje: “Ata ‘arbitrat’ janë të gjithë një bandë hajdutësh këta bij k***ash. Po, më regjistro. Bir i një k***e”.