Birrat e përbashkëta pas ndeshjes Atalanta-Valencia, si u përhap virusi në Bergamo
Ajo që duhej të ishte një festë e madhe për tifozët e Atalantës, u shndërrua në një “bombë vdekjeprurëse”, sipas një raporti të dalë së fundmi nga Mbrojtja Civile në Itali. Ndeshje e Champions League mes zikaltërve dhe Valencias, e luajtur më 19 shkurt, mund të cilësohet si “ndeshja zero”, nga ku edhe shpërtheu edhe virusi vdekjeprurës.
45 mijë tifozë italian dhe iberikë, ishin të pranishëm në stadiumin “San Siro”, por pa dijenin se mes tyre kishte të prekur me Covid-19. Një detaj që mund të ketë përhapur virusin sipas mediave të shtetit fqinj mund të kenë qenë edhe gotat e birrës, të cilat kaluan sa nga një tifoz te tjetëri.
Kujtojmë që janë infektuar edhe disa futbollistë nga skuadra e Valencias, ndërkohë që te Atalanta deri më tani nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv. /R.Lika-Koha Jone/