Bitri prezantohet te Astana: Klub i madh, i lumtur që jam te ekipi më i mirë në Kazakistan!

Eneo Bitri është prezantuar zyrtarisht te Astana. I larguar nga Partizani me parametër zero qendërmbrojtësi i talentuar firmosi një kontratë të majme ekonomikisht në kampionat kazak me një nga skuadrat më të mira të këtij vendi pikërisht Astanan.

Pas firmës, Bitri ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i Astanas me të cilët do të kërkojë të arrijë të gjithë objektivat.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Astana është një klub i madh dhe dua të fitoj çdo ndeshje së bashku me ekipin. Shpresoj të ndihmoj skuadrën të arrijë të gjitha objektivat këtë sezon dhe të jemi skuadra më e mirë në Kazakistan. Kam dëgjuar shumë për klubin dhe qytetin. Më pëlqen Nur-Sultan, një qytet me të vërtetë modern dhe i bukur. Shpresoj ta njoh qytetin sa më shpejt nga afër”, shprehet Bitri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?