Biznesmeni malazez me “zemër të madhe”, jep 2 milionë euro për tërmetin në Shqipëri
Presidenti i klubit basketbollit Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Paviçeviç sipas mediave malazeze ka dhuruar një shifër të majme për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”, kanë dalë informacione se njeriu i parë i klubit të basketbollit Mornar ka vendosur të dhurojë dy milionë euro për të ndihmuar Republikën e Shqipërisë.
Paviçeviç njihet si filantrop i madh dhe humanist. Muajin e kaluar ai ka ndërtuar një terren sportiv për fëmijë në qytetin e Tivarit në Mal të Zi.
KOHA JONË SONDAZH

