Blindohet Barcelona para “El Clasicos”, me qindra forca policie do të jenë për të garantuar sigurinë

Policia dhe organet e tjera kompetente kanë përfunduar detajet e fundit të sigurisë së klasikes që do të luhet sot në “Camp Nou” në orën 20:00. Në orët e para të mëngjesit të së martës, u mbajt një takim i qeverisë katalanase, ku u diskutua plani për të siguruar mbarëvajtjen e takimit, i kërcënuar nga protestat që kanë përfshirë Katalonjën.

Në diskutim u tha se prioriteti do të jetë siguria e dy ekipeve, arbitrave dhe tifozëve, në mënyrë që ata të mbërrijnë në stadium brenda çdo norme sigurie. Dy skuadrat do të vendosen në një hotel, i cili është vetëm 500 metra larg “Camp Nou”-t. Plani i policisë është që të hapë një korridor, në mënyrë që transporti i tyre të bëhet pa asnjë problem. Gjithashtu, mëngjesin e së martës u mbajt edhe një takim në zyrat e forcave të sigurisë “Mossos”, të cilat koordinuan planin e tyre për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.

Që në orët e para të ditës së sotme, policia do të jetë e koordinuar në postblloqet brenda dhe jashtë stadiumit. Nga anë tjetër, Ministria e Brendshme njoftoi se do të lokalizojë 500 forca speciale policore të ndërhyrjes së shpejtë. Misioni i tyre do të jetë monitorimi i pikave strategjike të qytetit, si aeroporti dhe stacionet e trenave. Të dyja klubet kanë marrë garancinë e autoriteteve se përmes më shumë se 4000 forcave policore në total, gjithçka do të jetë e sigurt sot për të zhvilluar një ndeshje normale futbolli, larg tensioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

DETAJET – Skuadrat do të udhëtojë drejt stadiumit nga hoteli i tyre së bashku, ndërsa arbitrat janë instruktuar që të jenë në “Camp Nou” jo më vonë se ora 18:00, dy orë përpara nisjes së ndeshjes. Për ta bërë situatën që të duket sa më normale që të jetë e mundur, drejtorët e të dyja klubeve do të drekojnë së bashku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Normalisht, ajo do të mbahej në stadium, por për shkaqe sigurie është vendosur që dreka të mbahet në hotelin “Princesha Sofia”. Kur skuadra e Realit të mbërrijë në aeroportin e Barcelonës, “El Prat”, ata do të presin pak kohë sa të jepet drita jeshile për të vazhduar transportin e ekipeve me autobusë drejt hotelit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?