Bllokimi i merkatos së Lazios, Sarri mendon për vendimin drastik
Merkatoja e bllokuar për afrimet te Lazio ka sjellë një tronditje të papritur brenda klubit, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Maurizio Sarri, i cili vetëm së fundmi kishte pranuar të rikthehej në pankinën bardhekaltër me entuziazëm dhe besim për një projekt të ri.
Sipas Corriere dello Sport, trajneri ishte i vetëdijshëm për vështirësitë financiare të klubit dhe kufizimet në merkato, por nuk ishte informuar për përmasat e krizës.
Vendimi i Covisoc, autoriteti financiar i futbollit italian, e bën të pamundur regjistrimin e blerjeve të reja deri në shtator, për shkak të tejkalimit të tre parametrave të rëndësishëm të FIGC: indeksi i likuiditetit, niveli i borxhit dhe kostoja e zgjatur e pagave, të evidentuara më 31 mars.
Zgjidhja e vetme për të zhbllokuar situatën është ndërhyrja e presidentit Claudio Lotito, i cili duhet të injektojë para në klub ose të reduktojë ndjeshëm kostot operative. Në të kundërt, Lazio mund të jetë e detyruar të presë deri në janar 2026 për të kryer afrime.
Sarri kishte kërkuar tre përforcime: një mesfushor ofensiv, një mbrojtës në rast largimi të Tavares dhe një sulmues nëse Castellanos do të transferohej. Por me kushtet aktuale, trajneri mund të largohet para se të nisë sezoni. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH
A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?
Results
Vota totale: 6853

