Boca Juniors në zi, ndërron jetë trajneri Miguel Ángel Russo

Klubi legjendar Boca Juniors ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të trajnerit të tij, Miguel Ángel Russo, në moshën 69-vjeçare. Lajmi është bërë publik përmes një deklarate zyrtare të klubit argjentinas, që shprehu dhimbjen dhe mirënjohjen për figurën e trajnerit që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit.

Sipas mediave argjentinase, Russo vuante prej disa kohësh nga komplikacione të shkaktuara nga një infeksion urinar, ndërsa në vitin 2017 kishte luftuar me sukses kundër kancerit të prostatës. Ndeshja e tij e fundit në stol ishte më 21 shtator, përpara se të zëvendësohej nga ndihmësi i tij, Claudio Ubeda.

Russo ka qenë fillimisht futbollist i Estudiantes de La Plata, ku ka ndërtuar pjesën më të madhe të karrierës si lojtar. Si trajner, ai debutoi me Rosario Central, ndërsa më pas drejtoi skuadra si Estudiantes dhe Boca Juniors. Kulmin e suksesit e arriti në vitin 2007, kur fitoi Copa Libertadores me Bokan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër moment i jashtëzakonshëm në karrierën e tij ishte në Kolumbi, ku në vitin 2017, vetëm një ditë pas një seance kimioterapie, ai arriti të fitonte kampionatin kombëtar me ekipin Millonarios.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?