Bodo/Glimt dhe Galatasaray, kush janë dy rivalët e Juves dhe Interit në Champions
Italia do të ketë tre skuadra në fazën play-off të Champions League, të gjitha me statusin “kokë serie”: Interi, Juventusi dhe Atalanta. Ndërkohë, jashtë garës mbetet Napoli, i eliminuar pas një rruge të vështirë, të shoqëruar nga shumë dëmtime dhe luhatje në rezultate.
Mund të kishte shkuar më mirë (me pak më shumë fat në përplasjet e shortit), por në një moment të sezonit rreziku ishte edhe më i madh. Tani gjithçka për ekipet italiane do të vendoset në shkurt, në një raund që nuk fal.
Datat e ndeshjeve
Play-off-i do të luhet me vajtje-ardhje:
Ndeshjet e para: të martën 17 shkurt dhe të mërkurën 18 shkurt
Ndeshjet e kthimit: të martën 24 shkurt dhe të mërkurën 25 shkurt
Interi, rreziku i fshehur quhet Bodo/Glimt
Për Interin e drejtuar nga Chivu, shorti solli një kundërshtar të vështirë në letër: Bodo/Glimt, surpriza e këtij edicioni. Norvegjezët grumbulluan 9 pikë në League Phase dhe njihen si një ekip shumë i bezdisshëm, sidomos në shtëpi, ku luajnë në fushë sintetike pranë Rrethit Polar.
Edhe pse Bodo vjen nga një periudhë pa kampionat (për shkak të mbylljes së sezonit në Norvegji), ata pritet të jenë me moral të lartë pas rezultateve të mëdha që u dhanë kualifikimin, përfshirë fitoret ndaj Manchester City dhe Atletico Madrid.
Megjithatë, Interi mbetet favorit i qartë për kalimin e turit, edhe pse një ndeshje në kushte ekstreme mund të sjellë rreziqe.
Interi ka dy përballje europiane me Bodo/Glimt, në Kupën e Kupave 1978/79, ku zikaltërit u kualifikuan me rezultat të përgjithshëm 7-1.
Interi është i pamposhtur ndaj skuadrave norvegjeze në Europë: 3 fitore dhe 1 barazim, me mesatare 3 gola për ndeshje.
Skuadra e vetme norvegjeze që Interi ka hasur në Champions më parë është Rosenborg (2002/03): 3-0 në shtëpi dhe 2-2 në transfertë.
Nëse Interi kualifikohet, në horizont mund të dalë një sfidë edhe më e vështirë në fazën tjetër, me mundësi përballjeje ndaj: Manchester City ose Sporting
Juventus sfidon Galatasaray
Për Juventusin, shorti solli një duel me shumë ngarkesë emocionale: Galatasaray. Arsyeja kryesore është Victor Osimhen, sulmuesi që i dhuroi titullin Napolit dhe që tani do të jetë kundërshtar i drejtpërdrejtë.
Për trajnerin Spalletti, kjo është një përballje me “aromë të së kaluarës”, ndërsa për Juventusin një test serioz ku duhet të konfirmojë rritjen e javëve të fundit edhe në Champions.
Një short më i lehtë do të ishte i mundur (si p.sh. Brugge, që përfundoi me Atletico Madrid), por goglat Nyonit nuk i dha rrugë të thjeshtë bardhezinjve.
Kjo do të jetë ndeshja e 7-të mes Juventusit dhe Galatasaray në të gjitha kompeticionet.
Të gjashtë përballjet e mëparshme janë luajtur në Champions League dhe bilanci është:
1 fitore Juventus
2 fitore Galatasaray
3 barazime
Është hera e parë që këto dy skuadra përballen në një fazë me eliminim direkt, pasi më parë janë takuar vetëm në grupe.
Juventusi ka fituar 50% të ndeshjeve europiane kundër skuadrave turke: 5 fitore në 10 ndeshje (5F, 3B, 2H).
KOHA JONË SONDAZH

