Bojkoti i Superligës, Anila Denaj: Futbolli jo mjet shantazhi, kemi marrë disa vendime

Në mungesë të një dialogu, përfaqësuesit e qeverisë, të angazhuar për të zgjidhur bojkotin që Superliga ka ndërmarrë, kanë vendosur ti përgjigjen publikisht Ligës së Profesionistëve duke u ftuar edhe një herë të ulën në një tryezë.

Ministria Financave, Anila Denaj ritheksoi vullneti i qeverisë për të zgjidhur këtë çështje por nuk dëshiron që sporti të përdoret si një mjet shantazhi ndaj qeverisë:

“Dje nuk ka pasur një komunikim dhe sot dalim publikisht për dy arsye. E para për kërkesat dhe çfarë ka bërë qeveria Rama për sportin në vitin e fundit. Futbolli nuk mund të jetë mjet shantazhi. Kërkesat për investim janë. Nuk është viti i duhur, nuk e pranuam as vjet. Nuk e kemi pranuar edhe vjet. Në ligjin e tatimit të të ardhurave kemi miratuar dy ndryshime. Kemi rritur nga 3 në 5 për qind shumën e zbritshme.

Së dyti, për çdo kompani me shpenzim mbi 100 milion lekë, njohim trefishin e sponsorizimit. Kjo është një zgjidhje për financim të shëndetshëm. Kemi folur për formalizim. Është një përpjekje e qeverisë prej ditës së parë. Kemi folur për informalitetit në tregun e punës, ku nuk bën përjashtim as futbolli. Kuptojmë nevojën për kohë dhe kemi miratuar që për dy vite të mos njihet tatimi mbi pagën. Kërkesa është që të bëhet 10 vite, por është një kohë shumë e gjatë.

Kërkesa e tretë është ajo e faljes së kamatave. Ndihemi krenarë që për energjinë, që u formalizua dhe e justifikoi faljen e kamatëvonesave. Jemi të hapur për të diskutuar. Kërkesa tjetër lidhet me TVSH-në, nga 20 për qind në 6 për qind. E kemi miratuar këtë vit për të gjitha ndërtimet në ambiente sportive. Të kërkosh për çdo shërbim, bëhet fjalë për një kërkesë shumë të zgjeruar”, deklaroi Denaj.

SHKARKO APP