Boksierja Khelif shkon në finale, mposht me lehtësi rivalen (VIDEO)
Imane Khelif nuk di të ndalet në rrugëtimin e saj në Olimpiadë, teksa mbrëmjen e djeshme ka fituar me shumë lehtësi.
Boksierja algjeriane mposhti tajlandezen Janjaem Suwannapheng në një duel ku e dominoi totalisht nga fillimi deri në raundin e tretë. Në kategorinë 66 kg, Imane synon tani medaljen e artë në finalen e 9 gushtit.
Kujtojmë që ka pasur polemika të shumta për të, pasi nga IBA (Federata Ndërkombëtare e Boksit është cilësuar si burrë dhe sipas tyre nuk duhet të garonte.

KOHA JONË SONDAZH

