Bologna befason Lazion, triumfon me përmbysje në “Olimpico”

Bologna nuk ndalet as përballë Lazios. Skuadra emiliane triumfoi 1-2 në “Olimpico”, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin Champions League.

Vendasit e nisëm mirë ndeshjen. Immobile dhuroi një asist që u shndërrua në gol nga danezi Isaksen. Gjithsesi, një gafë e portierit Provedel solli golin e barazimit 6 minuta përpara fundit të pjesës së parë. El Azzouzi nuk gaboi.

Skuadra e Thiago Mottës shënoi edhe golin e fitores në minutën e 78’. Me anë të Joshua Zirkzees, i cili realizoi një gol shumë të bukur. Lazio rikthehet me këmbë në tokë pas fitores së madhe ndaj Bayernit në Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?