Bologna i shkakton tjetër humbje Napolit të Contes, Genoa bën “paqe” me Fiorentinën
Napoli nuk arrin të shfrytëzojë mundësinë për t’u shkëputur në krye dhe ndalet në Dall’Ara. Pas dy barazimeve radhazi pa gola mes kampionatit dhe Champions League, skuadra e Antonio Contes humbet 2–0 ndaj Bolognas në javën e 11-të të Serie A, duke mbetur në kuotën e 22 pikëve.
Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i lartë dhe ekuilibër, me pak raste të rrezikshme dhe vetëm një ndërhyrje vendimtare të Milinkovic-Savic ndaj goditjes së Roëe. Në pjesën e dytë, Dallinga (50’) zhbllokoi sfidën falë një devijimi pas asistit të Cambiaghit, ndërsa Lucumì (66’) vulosi fitoren me një goditje me kokë pas krosimit të Holmit, duke e çuar Bolognan në 21 pikë dhe pranë zonës Champions.
Në një tjetër përballje të raundit të 11-të, Genoa dhe Fiorentina u ndanë në barazim 2–2. Trajneri De Rossi e ndoqi ndeshjen nga tribunat, ndërsa skuadra e tij kaloi në epërsi në minutën e 15-të me Ostigard. Pesë minuta më vonë, miqtë fituan një penallti pas prekjes me dorë të Colombos, të realizuar nga ish-lojtari Gudmundsson.
Në fillim të pjesës së dytë, Colombo humbi një penallti (50’), por Genoa gjeti sërish avantazhin me Piccoli (57’). Barazimi përfundimtar erdhi vetëm tre minuta më pas, kur vetë Colombo, duke u rikuperuar nga gabimi i mëparshëm, shënoi golin e dytë personal (60’).
KOHA JONË SONDAZH

