Bologna ngec ndaj Frosinones, mbetet pas Juventusit në renditje
Bologna nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, 0-0, në transfertën ndaj Frosinones. Skuadra e Thiago Mottës shërdoroi një mori rastesh, ku më shumë spikati një në minutat shtesë.
Ndoye nuk ia doli të shënojë nga vetëm disa metra larg portës me të gjithë kuadratin në dispozicion. Për Frosinonen u aktivizua edhe Marvin Çuni, ndërsa Arijon Ibrahimovic e ndoqi të gjithë takimin nga stoli.
Bologna me këtë barazim mbetet në vendin e katërt me 58 pikë, një më pak se Juventusi. Nga ana tjetër, Frosinone mban vendin e 18 me 26 pikë dhe vijon luftën për të qëndruar në elitë sezonin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

