Bologna s’di të ndalet, mund Atalantën dhe futet në zonën Champions
Bologna merr një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Atalanta-s në shtëpi, në duelin e vlefshëm për javën e 17-të. Ndeshja ishte shumë e luftuar, teksa goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Ferguson në minutën e 86-t.
Bologna aktualisht renditet në vend të katërt me 31 pikë, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër formën e mirë, ndërkohë që Atalanta e Berat Gjimshitit renditet në vend të shtatë me 26 pikë.
Torino-Udinese ndajnë pikët në javën e 17-të të Serie A, teksa dueli mes tyre u mbyll në barazim 1-1.
KOHA JONË SONDAZH

