Bologna sfidon Napolin dhe “prek” Championsin

Bologna fitoi 2-0 në transfertën ndaj Napolit, duke u afruar gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Skuadra e Thiago Motta mori 3 pikët falë golave të shpejtë të Dan Ndoye (9’) dhe Stefan Posch (12’). Vendasit kishin një shans të mirë për të rihapur takimin, por Matteo Politano gaboi nga pika e bardhë në minutën e 21. Bologna ngjitet me këtë fitore në kuotën e 67 pikëve, katër më pak se Milani i vendit të dytë.

SHKARKO APP