Bologna triumfon ndaj Venezias dhe ruan vendin e katërt në renditje

Bologna nuk di të ndalet në Serinë A. Skuadra e drejtuar nga Vicenzo Italiano regjistroi fitoren e pestë radhazi.

Orsolini i dhuroi fitoren minimale skuadrës së tij ndaj Venezias, me golin e shënuar në minutën e 49-të.

Me këtë sukses, Bologna “blindon” vendin e katërt me 56 pikë, ndërsa Venezia renditet e parafundit me 20 pikë.

Në sfidën tjetër, Como nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Empolit në shtëpi.

SHKARKO APP