“Bomba” e Dukës: Ka dyshime të forta se ndeshja Bylis-Tirana ishte e trukuar!
Presidenti i FSHF-ës, Armand Duka nga Kukësi aty ku pa nga pranë punimet për stadiumin e ri “Zeqir Ymeri”, u ndal duke folur për një nga çështjet më të diskutuara këtë periudhë, sfidën Bylis-Tirana.
Ky është një ndeshje e cila ka përfunduar në zyrat e Komisionit të Etikës ku po hetohet për trukim, një fakt i tillë nuk i lë një shije të mirë Armand Dukës:
“Është një dyshim i fortë, është e dyshuar për trukime. Nuk jam hetues, më është dukur dhe mua njëlloj si të tjerëve, juristët po mbledhin fakte në bashkëpunim me UEFA-n për të dale në një përfundim. Me vjen keq që rikthehet ky diskutim, aq më shumë për një ekip si Tirana. Nëse do të vërtetohet që do të ketë trukime, do të ketë vendimet e merituara për të larguar ketë njollë nga futbolli shqiptar”, u shpreh Duka.