“Bomba” në merkato, Juventus ofron 3 yje për të rikthyer Pogba-n
Ëndrra e madhe e Juventusit ka filluar që të zgjohet sërish. Bardhezinjtë synojnë që të rikthejnë në skuadër një nga mesfushorët më të mirë në botë, Paul Pogba. Pas disa ditësh tratativash të gjata për një shkëmbim kokë më kokë mes Dybala-s dhe Lukakut, tashmë skuadra torineze duket se ka një strategji tjetër në merkato.
Drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici është në Angli për të shfrytëzuar fazën finale të “shopping”-ut në merkaton e Premier League, që do të mbyllet ditën e enjte. Rikthimi ditën e djeshme, duke se ka bërë që ai të ndryshojë dhe prioritetet.
Për të arritur te Pogba, Juventus është gati që t’i ofrojë United plotë 3 futbollistë: Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Mario Mandzukic. Me sulmuesin kroat është arritur marrëveshja totale, duke i ofruar 7 milionë euro në sezon me një kontratë 3-vjeçare.
Me Matuidi nuk do të jetë e thjeshtë për të gjetur akordin, ndërkohë që për Dybala-n, mund të jetë Sarri që mund të jetë vendimtar në këtë negociatë që nuk do të jetë aspak e thjeshtë. /R.Lika-Koha Jone/