“Bomba” nga Anglia/ Kane nuk paraqitet në stërvitje, City bën gati 180 mln euro
Merkato mund të rezervojë një “bombë” në orët në vijim. Bëhet fjalë për sulmuesin Harry Kane, i cili nuk është paraqitur në stërvitje me Tottenhamin, duke e bërë gjithnjë e më të sigurt largimin e tij gjatë kësaj vere. “Sky Sports” raporton se Manchester City është gati që të përfitojë nga situata për të ofruar 180 milionë euro.
Fabrizio Romano , një gazetar i specializuar në tregun e transferimeve, gjithashtu ka konfirmuar lajmin. “Ai nuk është paraqitur në stërvitjen e Tottenhamit. Ishte një zgjedhje e Harry Kane dhe nuk lidhet me testin Covid. Ai ka mosmarrëveshje me klubin pasi prej një viti ka kërkuar largimin”, shkruan gazetari italian.
28-vjeçari ka një kontratë me “Spursa”-t deri në vitin 2024, por mesa duket aventura e tij në Londër do të mbyllet këtë verë. Transferimi i tij në “Etihad Stadium mund të ndodh për 187 milionë euro, ndërkohë që City po tenton që të ulë çmimin e tij. Bomberi anglez do të bëhet lojtari më i paguar në Premier League me 468 mijë euro në javë, ose 25 milionë euro në sezon. /R.Lika-Koha Jone/