“Bomba” nga Franca, ish-lojtari: Mbappe thuajse firmosi me Realin, koronavirusi prishi gjithçka

Një transferim i bujshëm është zbuluar së fundmi nga Jerome Rothen, ish-futbollist i Paris Saint-Germain, i cili fjalët e tij ka trazuar mjedisin e ekipit francez.

Sipas tij Kylian Mbappé thuajse ishte firmosur me Real Madrid para se të ndodhte situata e koronavirusit. Ish-lojtari francez ka folur për mikrofonin e “Radio Montecarlo”: “Para koronavirusit, e di nga burime pranë dy klubeve, që Real Madrid thuajse kishte mbyllur transferimin e Mbappe nga PSG. Por pas asaj që ndodhi, mendoj se transferimi i tij te Real është shtyrë.

Përjashtoj mundësinë që Mbappe të nënshkruajë një kontratë të re me klubin francez. Të dyja klubet kanë arritur një marrëveshje maksimale, është thjeshtë çështje kohe”, deklaroi Rothen. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP