“Bomba” nga Italia/ Guardiola trajneri i ri i Juventusit, ja kur do të prezantohet
Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit, madje është zbuluar edhe data e prezantimit të tij. Në orët e fundit janë shtuar shumë zërat që e shohin strategun spanjoll te bardhezinjtë, edhe pse ai ka mohuar kategorikisht largimin nga “qytetarët”.
Lajmi bombë është zbuluar në orët e vona nga “Radio Sportiva”, duke theksuar se Guardiola ka arritur një marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”. “Duhet të ishte dita vendimtare. Ashtu ishte: Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Kontrata do të jetë 4-vjeçare. Marrëveshje e kryer” ka shkruar gazetari Federico Gennarelli.
Doveva essere la giornata decisiva. Lo è stata: Pep #Guardiola sarà il nuovo allenatore della #Juventus. Contratto di 4 anni.
Deal done ✅@RadioSportiva
— Federico Gennarelli (@F_Genna88) May 21, 2019
Për ta bërë edhe më konkret dhe për t’i dhënë më shumë jehonë ka menduar një tjetër gazetar italian Mirko Di Natale, i cili shkruan: Guardiola do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventus për katër vitet e ardhshme. Prezantimi do të bëhet më 14 qershor”. Në një tjetër postim ai raporton se spanjolli do të përfitojë 23 milionë euro në sezon, një shifër e frikshme që e bën trajnerin më të paguar në botë.
La verificherò come ho sempre fatto, perché l’indiscrezione è di quelle pesanti
“#Guardiola sarà il prossimo allenatore della #Juve per i prossimi quattro anni. La presentazione sarà il 14 giugno”.
— Mirko Di Natale (@_Morik92_) May 21, 2019
Mbetet të shihet nëse këto lajme do të konfirmohen, teksa mediat kryesor italiane kanë evidentuar se dje ka pasur një takim mes Paraticit dhe Guardiolës, por pa harruar as emra të tjerë si Pochettino apo Sarri. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

