“Bomba” nga Spanja, Messi refuzon rinovimin me Barcelonën

“Cadena Ser” lëshon bombën e merkatos. Sipas radios spanjolle Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me Barcelonën pasi në vitin 2021 kur t’i përfundojë marrëveshja do të largohet me parametër zero.

Kjo është dëshira e yllit argjentinas i cili kur të ketë mbushur 34-vjeç do të kërkojë të provojë një eksperiencë të re, pasi te blaugranat nuk ka më stimuj. Sipas programit “El Larguero” në Cadena Ser, drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 202, 6-herë fituesit të Topit të Artë, por Messi tashmë e ka ndarë mendjen dhe ka vendosur të respektojë kontratën aktuale me Barçën për t’u larguar pas një viti me 0 euro.

Manchester City  i Pep Guardiolës është klubi që ka shfaqur më shumë interes për argjentinasin, por e ardhmja e tij nuk dihet ende se në cilën skuadër do të jetë. Interi me pronarët e rinj kinezë po shfaq interes të vazhdueshëm dhe është i gatshëm ta bëjë një tentativë për të transferuar Messin në “San Siro”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?