FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Festë e madhe në Bosnje pas kualifikimit historik për në Kupën e Botës (VIDEO)

Një mbrëmje historike për Bosnjë-Hercegovinën dhe një tjetër zhgënjim i madh për Italinë. Përfaqësuesja boshnjake ka siguruar kualifikimin në Botërorin 2026, pasi mposhti Italinë me penallti, në një përballje dramatike të zhvilluar në Zenicë. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa sfida u zgjat në shtesa dhe më pas u vendos nga pika e bardhë, ku gabimet e italianëve rezultuan fatale.

Pas 120 minutash të mbushura me tension dhe raste të humbura, gjithçka u vendos me penallti. Aty Italia gaboi dy herë me Esposito dhe Cristante, duke i hapur rrugën festës së madhe të tifozëve vendas.

Me këtë fitore, Bosnja shkruan historinë duke siguruar një vend në Botërorin 2026, ndërsa Italia regjistron një tjetër dështim të rëndë, duke mbetur jashtë për herë të tretë radhazi nga një Kupë Bote.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Navijači slave na ulicama Sarajeva
Edin Džeko se obratio okupljenim navijačima

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?