Boniface flet hapur për transferimin e dështuar te Milani: E dija që dëmtimet do të ishin pengesa ime!
Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen, ka vendosur të tregojë të vërtetën rreth transferimit të tij të munguar te Milani. Në një transmetim “live” në “Twitch”, ai iu përgjigj pyetjeve të tifozëve, duke shpjeguar arsyet pse marrëveshja nuk u konkretizua.
Milani, që e kishte ndjekur për një kohë të gjatë dhe i kishte kryer edhe vizitat mjekësore, vendosi të ndryshonte strategji në momentet e fundit. Klubi kuqezi po përqendrohet tashmë te Conrad Harder, i cili pritet të mbërrijë në Milano për të konkurruar me Santiago Gimenez për rolin e qendërsulmuesit.
Boniface, i cili ka kaluar dy dëmtime të rënda në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë, rrëfeu edhe momentet e vështira që ka kaluar.
“Në një moment u dorëzova. Kur të tjerët luanin futboll, unë vetëm stërvitesha për t’u rikthyer. Pas dëmtimit tim të dytë, nuk doja as të luaja më për shkak të dhimbjeve dhe asaj që kisha përjetuar. Në atë periudhë humba edhe nënën time.
Milani? Transferimi nuk u realizua për shkak të historikut tim të dëmtimeve. Dy herë kam pasur probleme serioze me gjurin e djathtë dhe kjo është diçka që më shoqëron ende”, tha Boniface.
KOHA JONË SONDAZH

