Bonucci drejt largimit nga Juventusi, por mund të mbetet sërish bardhezi

Leonardo Bonucci nuk është më një lojtar i paprekshëm për Juventusin. Mbrojtësi 36-vjeçar ka përfunduar në merkato pas ardhjes së Giuntolit dhe tashmë duhet të kërkojë për një aventurë të re.

Sipas asaj që raportojnë media italiane, Bonucci nuk shihet më si një titullar nha Allegri dhe paga e tij si një lojtar stoli peshon shumë. Veterani italian përfiton rreth 6.5 milionë euro në sezon dhe në kushtet aktuale duket e ekzagjeruar.

Për momentin përjashtohen opsionet që e çojnë Bonuccin në Arabinë Saudite dhe Amerikë. Italiani dëshiron të qëndrojë ende në nivele të larta dhe pista më konkrete është ajo që e çon te Neëcastle.

SHKARKO APP