Bonucci shqetëson Pirlon, ja sa javë do të mungojë mbrojtësi

Juventus' Italian defender Leonardo Bonucci celebrates after scoring his team's second goal during the Italian Serie A football match Juventus vs Sampdoria on September 20, 2020 at the Juventus stadium in Turin. (Photo by MIGUEL MEDINA / AFP) (Photo by MIGUEL MEDINA/AFP via Getty Images)

Leonardo Bonucci, nuk do të jetë në ndeshjen kundër Portos. Një problem i kofshës e mban paksa në ankth lojtarin dhe Juventusin, duke pasur parasysh momentin e zjarrtë të sezonit.

Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, ndalesa e qendërmbrojtësit mund të jetë rreth 20 ditë. Kjo nënkupton mungesën në ndeshjet e kampionatit kundër Crotone, Verona dhe Spezia. Mbrojtësi pritet të rikthehet në sfidën ndaj Lazios ose Portos (sfidën e kthimit më 9 mars).

Gjithsesi ai pritet të kryejë testet mjekësore në “J Medical”. Aty do të kuptojë serioziteti i problemit në kofshë. Për fat të mirë, Andrea Pirlo ka tre alternativa në mbrojtje: Chiellini, De Ligt dhe Demiral. Për fatin e mirë edhe Danilo ka treguar se përshtatet në mënyrë perfekte edhe në qendër.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?