Bonucci: Shqipëria nga 2017 ka më shumë talente dhe eksperiencë
Kapiteni i Italisë, Leonardo Bonucci foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme miqësore ndaj Shqipërisë në Air Albania. Mbrojtësi i Juventusit vlerësoi kuqezinjtë, duke theksuar se ndryshe nga disa vite më parë, ka më shumë talente.
“Kjo skuadër merr frymë dhe kërkon të tregojë veten, jemi në një periudhë stresuese sa i takon aspektit fizik. Jemi në një periudhë me telashe, jam në kombëtare prej vitesh dhe nuk mbaj mend një shok që të refuzoj kombëtaren dhe të shprehet se nuk ka dëshirë të grumbullohet.
Unë do të jem sa herë të jetë nevoja, në lidhje me shokët e Juventusit që janë grumbulluar në Botëror i kam thënë argjentinasve dhe brazilianëve se dua t’i takoj sa më vonë të jetë e mundur. Ata janë favoritë në Botëror.
Krahasimi me 2017? Skuadra shqiptare ka më shumë talent dhe eksperiencë, janë lojtarë që luajnë në Serie A apo në skuadra të tjera shumë të rëndësishme. Për ne do të jetë një ndeshje e vështirë.
Një javë më parë një mik më pyeti si jam pasi po kalonte një periudhë të vështirë për shkak se Italia mungon në Botëror. Është e vërtetë pësuam një zhgënjim, të madh, por duhet të nxjerrim mësim dhe të harrojmë të kaluarën.
Të shohim përpara që të ndërtojmë të ardhmen, kemi Europianin para. Futbolli ashtu si edhe në jetë të jep mundësinë për t’u rinisur., ky është mesazhi që duhet të japim, kjo vjen edhe falë qetësisë që transmeton trajneri. Duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë shumë, kjo është rruga e vetme për të bërë një Europian të madh më pas”, u shpreh Bonucci.