Bosnja mund me “poker” Finlandën, Pjanic shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Bosnjë Hercegovina mbetet ende në lojë për një vend në Europianin e vitit 2020. Skuadra ballkanase ka dhuruar spektakël ndaj rivalit direkt në Grupin J, Finlandës, duke fituar 4-1. Skuadra e drejtuar nga Robert Prosinecki ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë.

 

Hajrovic e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 29-të, edhe pse gjendej në një pozicion të prirët.  8 minuta më pas boshnjakët fituan një penallti, e cila do të kthehej në gol nga Miralem Pjanic.

Mesfushori i Juventusi nuk di të ndalet, teksa në fillimin e pjesës së dytë do të shënonte një super gol me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës. Hodzic shënoi edhe golin e katër për vendasit, ndërkohë që Pohjanpalo do të realizonte golin e nderit. Kjo fitore mban ende në lojë për kualifikim Bosnjën, që ngjitet në kuotën e 10 pikëve pas 7 ndeshjesh, 2 më pak se Finlanda. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP