Botërori 2026/ Gjermania dhe Bregu i Fildishtë luajnë për kryesimin

Gjermania rikthehet sonte në fushë për ndeshjen e dytë të Grupit E, ku do të përballet me Bregun e Fildishtë në orën 22:00. Pas suksesit spektakolar 7-1 ndaj Kurasaos, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann synon të vazhdojë ecurinë pozitive, por këtë herë përballet me një kundërshtar më të fortë dhe më të organizuar.

Bregu i Fildishtë vjen në këtë sfidë pas fitores minimale 1-0 kundër Ekuadorit, duke treguar se zotëron cilësi dhe potencial në repartet e tij. Afrikanët mbështeten te një grup lojtarësh të talentuar, ndërsa vëmendja e veçantë do të jetë te Diomande, talenti 19-vjeçar që konsiderohet një nga emrat më premtues të ekipit.

Përballja e sotme ka rëndësi të madhe për renditjen, pasi fituesi do të sigurojë matematikisht vendin e parë në grup. Sipas parashikimeve të ekspertëve, Gjermania niset me një avantazh të lehtë në letër, por pritet një duel i fortë dhe i balancuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy kombëtaret janë përballur vetëm një herë më parë, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në vitin 2009, e cila u mbyll në barazim 2-2. Ndërkohë, sfida tjetër e Grupit E mes Ekuadorit dhe Kurasaos do të zhvillohet në orën 02:00 pas mesnate.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?