Botërori 2026/ Me Xhakën si imazh kryesor, Zvicra prezanton fanellat

Me Granit Xhakën si imazh kryesor, Zvicra ka zbuluar fanellën e re të ekipit për ndeshjet në Kupën e Botës 2026. Fanella është kryesisht e kuqe e ndezur, me detaje të bardha në jakë dhe anash, dhe është frymëzuar nga dizajni i pasaportës zvicerane.

Xhaka e përshkruan uniformën si një simbol të “unitetit dhe vendosmërisë” dhe shton se qëllimi i skuadrës në vitin 2026 nuk është vetëm të marrë pjesë, por të tregojë se Zvicra është ndër më të mirat në botë.

Një veçori speciale e fanellës është se nën dritën UV logot në gjoks shkëlqejnë në të kuqe neoni, një detaj që i dedikohet stilit dhe kujdesit zviceran për hollësitë. Fanella do të vishet për herë të parë gjatë ndeshjeve ndërkombëtare të ekipit të meshkujve në fund të marsit 2026.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?