Botërori i Klubeve/ Chelsea e nis me fitore ndaj Los Angeles

Chelsea e ka nisur me fitore aventurën e saj në Botërorin e Klubeve. Në ndeshjen e zhvilluar në Atlanta, londinezët mposhtën 2-0 skuadrën amerikane të Los Angeles FC, ku aktivizohen edhe ish-yjet si Olivier Giroud dhe Hugo Lloris.

Blutë kaluan në avantazh në minutën e 34-të falë një goli të Pedro Neto, pas një asisti të saktë nga Nicolas Jackson. Në pjesën e dytë, në minutën e 79-të, Enzo Fernandez vulosi fitoren me një gol të dytë.

Me këtë sukses, Chelsea merr kreun e grupit D, ku bëjnë pjesë gjithashtu Flamengo dhe Esperance.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?