Botërori i Klubeve/ PSG shkatërron 4-0 Real Madrid, në finale sfidon Chelsea-n
Paris Saint-Germain ka dërguar një mesazh të fuqishëm për gjithë botën e futbollit. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique mposhti Real Madridin 4-0, me një lojë të shkëlqyer dhe siguroi një vend në finalen e Kampionatit Botëror për Klube, ku do të përballet me Chelsean.
Në sfidën e zhvilluar në “MetLife Stadium”, parizienëve u mjaftoi vetëm pjesa e parë për të vulosur fitoren. Fabian Ruiz realizoi një dopietë, ndërsa Dembélé dhe Gonzalo Ramos shënuan nga një gol secili, duke e lënë Realin jashtë loje dhe pa asnjë reagim të vërtetë.
Për Xabi Alonson, kjo humbje është një sinjal alarmi. Edhe pse dy nga golat e PSG-së erdhën pas gabimeve të rënda individuale nga Asensio dhe Rüdiger, madrilenët u dukën një skuadër pa ekuilibër. Tani, Luis Enrique dhe ekipi i tij kanë mundësinë të bëjnë historinë në finalen ndaj Chelsea-t. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

