Botërori, nis me një lajm të keq për Shqipërinë dhe Kosovën
Për Kosovën, pjesëmarrja e saj në kualifikimet e Botërorit “Rusi 2018”, është një ëndërr tashmë realitet. Lajmi që FIFA ka dhënë, është se shumica e ndeshjeve të Shqipërisë dhe Kosovës do të luhen në të njëjtin orar për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’.
Tifozët shqiptarë sfidën e parë e patën më 5 shtator, kur dy skuadrat, kishin ndeshjet përkatëse. Kalendari i caktuar nga FIFA për ndeshjet e para nuk u ka lejuar t’i shohin njëkohësisht me qetësi të dy ndeshjet, pasi janë luajtur në të njëjtin orar.
Sipas kalendarit të përcaktuar nga FIFA për ndeshjet e Grupeve G dhe I ku bëjnë pjesë përkatësisht Shqipëria dhe Kosova, dy skuadrat do të jenë gjithmonë në të njëjtin orar.
Kalendari i dy kombëtareve
06.10.2016
Lihtenshtejn-Shqipëri 20:45
Kosovë-Kroaci 20:45
09.10.2016
Ukrainë-Kosovë 18:00
Shqipëri-Spanjë 20:45
12.11.2016
Shqipëri-Izrael 20:45
Turqi-Kosovë 20:45
24.03.2017
Itali-Shqipëri 20:45
Kosovë-Islandë 18:00
11.06.2017
Izrael-Shqipëri 20:45
Kosovë-Turqi 20:45
02.09.2017
Shqipëri-Lihtenshtejn 18:00
Kroaci-Kosovë 20:45
05.09.2017
Maqedoni-Shqipëri 20:45
Kosovë-Finlandë 20:45
06.10.2017
Spanjë-Shqipëri 20:45
Kosovë-Ukrainë 20:45
09.10.2017
Shqipëri-Itali 20:45
Islandë-Kosovë 20:45
KOHA JONË SONDAZH

