Botërori vazhdon me datë 9 me Brazil-Kroaci dhe Argjentinë-Holandë. Cilat skuadra parashikohen në finale?
Këtë të martë u mbyll me ndeshjen Portugali-Zvicër 6-1. Dhe per dy ditë ka pushim, ndërsa rifillon me datë 9 dhjetor me ndeshjen e orës 16.00 mes Brazilit dhe Kroacisë. Me pas në ora 20.00 luhet Argjentinë-Holandë.
Me datë 10 dhjetor luhet në ora 16.00 sfida mes Portugalisë dhe Marokut., ndërkohë që në ora 20.00 luhet kryendeshja Angli-Francë.
Sipas parashikimeve nga këto duele mund të fitojë Brazili dhe Argjentina të cilat do të ndeshen mes njëra-tjetrën. Portugalia dhe Franca gjithashtu janë favorite, për tu përplasur kokë me kokë. Një parashikim i super kompjuterit nxjerr finalen mes Brazilit dhe Francës.