Braçe i përgjigjet Armando Dukës: Mua s’më njeh njeri për klloun. Pyet tët vëlla për këtë

Pas deklaratës së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ku i kërkonte deputetit Erion Braçe të mos merrej me futbollin dhe e etiketonte klloun, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit. Në një postim në Facebook, Braçe shprehet se ai as nuk ka fyer dhe as ka sharë askënd.

Komenti i plotë i deputetit Erjon Braçe:

Kam shkruar shpesh per rrugacerine ne stadiume. Ne fushe por edhe ne shkallet e tyre. Tani jam i qarte nga buron. Lexoni intervistën e Armando Dukës dhe kuptoni që çdo sharje, fyerje, madje dhe dhuna në futboll, buron ekzakt nga ai, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dite me pare, pas publikimit nga UEFA te nje raporti mbi dyshimet per trukimin e ndeshjeve ne Champions League, ne Europa League, ne Superlige, kam shkruar statusin qe po bashkengjis ketu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexojeni, as kam share, as kam fyer, as kam baltosur kend, kete again jo e jo. As qe e shoh ndaj as qe i jam referuar kund.

Ka dhe nje arsye tjeter, mendoj qe per gjithcka pershkruhet ne raportin e UEFA-s, faji eshte i institucioneve dhe Fedrata Shqiptare e Futbollit eshte vetem njera nder to. Gjithcka kam thene, as qe ka lidhje me te qenit deputet, politikan domethene.

Une ne stadium nuk shkoj si i tille. Une ne stadium kam shkuar para se ky agai te behet President i ketij institucioni, kam shkuar prej tim eti, jo prej ndonje politikani. Ndaj, per te shkuar ne stadium, as qe me shkon ne mendje ti marr leje ketij apo kujtdo tjeter. Ashtu sic per te refuzuar te behem pjese e ndeshjeve te rreme, nuk do i marr leje kurre ketij apo kujtdo tjeter.

Nje gje dua te them. Kulturen e ketyre tregtareve arrogant qe dine gjithcka, kane gjithcka, pronesojne gjithcka, urdherojne kedo, neshtrojne cilindo, e neveris!

Topi ne kete vend nuk eshte i ketij, fushat dhe stadiumet gjithashtu nuk jane prona e ketij, ekipet e futbollit as qe kane lidhje me te dhe nuk duhet kurre te kene lidhje me te, gjithnje nese ka nje gare. Tani nje gje personale; Armand, mua ne 20 vite ne politike nuk me njeh kush per palaco apo klloun. Pyet tet vella per kete se te tregon. Kam patur mendjen dhe bindjen time, mbi to kam folur pa pyetur hic se sa para ka patur ne loje e sa para ke patur agai ne loje.

Jo! Kam thene gjithnje ate qe mendoj, pa u ndikuar nga ndokush. Mbi te gjitha kam thene fort te verteten! Nuk kam bere kurre kompromis me kend per te, me kosto personale natyrisht.

Ky quhet karakter dhe dinjitet. Kllouni dhe palacoja shesin e blejne dhe kete ta shesin per ndershmeri!! Une kete nuk do e bej kurre!! Ndaj jam ketu ku jam, i zgjedhur-kupton, i zgjedhur, i votuar nga mijera njerez te ndershem, te cileve ju jam pafund mirnjohes per besimin. Pa para Armand, thjesht me pune, nder, dinjitet dhe pa kompromis per te verteten. Kot ta permend kete te fundit, ti s’ke lidhje me te”.

Armand Duka mesazh Erion Braçes: Klloun i vogël, rri larg nga futbolli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?