Brazili rinis negociatat për transferimin e Ancelottit

Brazili ka kontaktuar Carlo Ancelottin për t’i ofruar atij rolin e trajnerit, pohojnë raportet nga Amerika Latine, pasi statusi i italianit te Real Madrid nuk është i paprekshëm.

Kjo nuk është hera e parë që pozicioni i stolit të ‘Seleçaos’ i propozohet Ancelottit, i cili e refuzoi atë vitet e fundit. Pas humbjes poshtëruese në kualifikueset e Kupës së Botës 4-1 ndaj rivalëve të vjetër, Argjentinës, Federata e Brazilit filloi të shikonte përtej trajnerit aktual Dorival Junior.

Sipas GE Globo, Federata rifilloi kontaktet me menaxherin e Ancelottit dhe kërkoi një takim me italianin. Tekniku italian ka qenë i hapur ndaj bisedimeve, por sipas tij, çdo vendim mund të merret pas Botërorit të Klubeve, i cili përfundon në korrik të këtij viti.

SHKARKO APP