Brazili shkatërron me poker Korenë e Jugut, dhuron spektakël në 45 minutat e para (VIDEO)

Brazili konfirmon formën fantastike, duke marrë një fitore spektakolare 4-1 ndaj Koresë së Jugut. Selecao ka zhvilluar një të jashtëzakonshme, duke e zgjidhur ndeshjen që në 45 minutat e para.

Vinicius Junior realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 7-të, me një qetësi olimpike brenda zonës. 5 minuta më pas Brazili fitoi një penallti, që od të kthehej në gol nga Neymari.

Në të 29-të, Richalison shënoi golin e tretë pas një kombinimi perfekt brenda zonës. Në minutën e 36-të, është Paqueta që finalizoi me një goditje fluturimthi brenda zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, ekipi i Tites uli ndjeshëm ritmin, për të mos u sforcuar shumë. Nga ana tjetër Koreja e Jugut, shënoi golin e nderit në minutën e 76-të. Paik Seung-Ho do të realizonte një perlë të vërtet me një super goditje nga distanca, që nuk i dha asnjë shans reagimi portierit Alisson.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brazili në çerekfinale do të sfidojë Kroacinë, një duel që pritet të jetë fantastik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?