Brdaric: Jemi në fazën e ndërtimit, Vllaznia ekip special për mua!
Thomas Brdaric ka rinovuar edhe për një sezon me Vllazninë, teksa ka folur menjëherë për mediat. Strategu i kuqebluve është shprehur se do të punoj me grupin që ka në dispozicion, ndërkohë që konfirmoi se kishte disa oferta për t’u larguar.
“Është një sfidë e madhe të vazhdoj, ky është ekipi im dhe jam shumë i lumtur që kemi rënë dakord edhe për një sezon tjetër. Jemi në fazën e ndërtimit. Nuk jemi një klub që mund të krahasohemi me klubet e mëdha në Europë. Jemi rritur dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë fort. Ky është procesi që duhet të bëjmë.
Merkato? Po shikojmë për lojtarë. Fillimisht duhet të mbajmë lojtarët, të ndihen profesionistë. Po shohim për lojtarë që mund t’i afrojmë në ekip. Nuk e di ende sa lojtarë kemi, por do e menaxhojmë në mënyrën e duhur. Duhet të përqendrohemi te lojtarët që kemi.
Kupat e Europës? Është një sfidë e bukur për Vllazninë të përballet me ekipe në Europë. Është diçka e pabesueshme, në kushtet që ishim thonit që ta jeni të çmendur’. Do përballemi me këdo që të na bjerë shorti.
Titulli? Duhet të vazhdojmë njëlloj, të jemi profesionistë dhe të sigurojmë Europën. Le të ëndërrojmë pastaj.
Rinovimi? Kam pasur disa mundësi që ta ndryshoj klubin. E kam thënë përpara se Vllaznia është speciale për mua. Kur të dua të bëj hapin tjetër, do e bëj me Vllazninë”, tha Brdaric.